This website is under constructions

TIC

MIRË SE VINI NË QENDRËN E INFORMACIONIT TURISTIK (TIC) WEBSITE ZYRTARE I TURIZMIT PËR RAJONIN DIBER TË SHQIPËRISË

Qendra e Informacionit Turistik

Qendra e Informacionit Turistik të Dibrës është e hapur përgjatë gjithë vitit. Qendra ndodhet në një pozicion shumë të përshtatshëm të qytetit, në katin e dytë të Pallatit të Kulturës, i cili ndodhet në shëtitoren kryesore të Peshkopisë, mes drurëve dekorativë të Blinit. Qendra e Informacionit Turistik është hapur nga GLV-ja Dibra Turistike dhe Bashkia e Dibrës, për t’ju ofruar vizitorëve dhe turistëve mikpritje dhe informacionin turistik, duke krijuar në këtë mënyrë imazhin e parë pozitiv të rajonit. Në Zyrën e Informacionit Turistik do të gjeni një personel miqësor dhe me njohuritë e duhura që mund të ju ndihmojë të eksploroni shumë atraksione dhe ture turistike, të njiheni me guzhinën tradicionale, restorantet, baret, hotelet, dyqanet dhe eventet që Dibra ka për të ofruar!
Për t’ju mundësuar kontaktin e parë të turistëve ose vizitorëve me rajonin, Qendra e Informacionit Turistik u jep vizitorëve një shërbim të personalizuar nëpërmjet specialistëve të informacionit, të cilët ofrojnë informacionin turistik, broshura informuese, hartat dhe itinerare sipas nevojës së turistëve, në disa gjuhë të huaja.

Orari: Nga e Hena-Premte 8:00-17:00 (Maj-Tetor), E Hene-Premte 9:00-16:00 (Nentor-Prill)

Register

You don't have permission to register