Turi i “Mali dhe Bjeshka e Gramës”

Turi Mali dhe Bjeshka e Gramës: “Perla e Dibrës” 

Mali i Gramës është një nga malet e vargmalit të Korabit, me një lartësi mbidetare prej 2,345 metra. Me bjeshkët  pafundme, me  pyjet me pisha të buta,  me liqenin e bukur malor, përballë  shtresave të gipsit të bardhë dhe larmisë shkëmbore të pasqyrave, me stanet dhe burimet e kristalta ujore, Grama është destinacioni i magjishëm malor, vetëm 9 km larg nga Peshkopia. Për të shkuar në Gramë mund të ndjekim disa drejtime (itinerare). Ne kete tur jane dhe dy itinerare nga fshati Kastriot dhe nje nga fshati Shumbat, per ecje ne kembe. Itinerare te tjera mund te jene nga Peshkopia per ne fshatrat Bahute dhe Zimur me makinë (40 minuta), dhe pastaj me ecje në këmbë për në Gramë (2.5 orë), dhe itinerari tjetër mund të jetë me makinë 4×4 nga fshati Sllatinë (1.5-2 orë). Pasqyrat e Gramës, Karsta e malit të Bardhë, Shllinasi i Vrenjtit, bjeshka e Zonjave, liqeni I Gramës janë monumente natyrore fantastike, që ofron ky destinacioni turistik. Stanet dhe kampingjet ofrojnë ushqim dhe akomodim por edhe aktivitete turistike si ecje ne mal, peshkim, gjueti, hipizëm dhe shumë surpriza të tjera.

Kohëzgjatja:              1 ditore  

Gjatësia e shtegut:     6 – 9 km ecje në ditë

Vështirësia:                Niveli i lehtë ose mesatar

Itenerare:                   Dy

SHIJO NATYRËN E BJESHKËS DHE MALIT TË GRAMËS,
“PERLA E DIBRËS”

8:00 Nisja nga Shumbati (kampingu i Dritan Herrës)

Shijo me ngjitje dhe ecje “Perlën e Dibrës”, bjeshkën dhe Malin e Gramës. 

Varianti I: Udhëtimi fillon nga kampingu i Dritan Herës në Shumbat, buzë liqenit te Shumbatit, nga ku mund të vështrosh peizazhin e mrekullueshëm të kreshtave të Korabit e të Lurës, si dhe  luginën e Drinit të Zi. Ngjitja për në Gramë do të bëhet nëpër plantacionet e frutave të fshatit Shumbat, pyllit të dushkut të Venishtit, ngjitet nëpër pyjet e larta të fshatit Sllatinë, përgjatë  Përroit të Gramës, kalon nëpër Shkallën e Sllatinës, në vendin e quajtur Kumbull dhe pastaj në Bjeshkën e Gramës. Udhëtimi zgjat 3.5 orë.

Varianti II: Nisja në fshatin Sllatinë kalohet në “Udha e Kuqe”,  nëpër Livadhin e Dukës, në Gjurrën e Vogël, në Gjurrën e Epërme, më pas nëpër Malin e Pelpenikut, më pas përmes Pasqyrave të Gramës,  kalohet nëpër Tershizë (tërshajë) e më pas në Gramë. Udhëtimi zgjat 3.5 orë.

13:00 Dreka në bjeshkë.

Dreka mund të konsumohet tek kampingu “Korabi” ose e  marrë me vete e paketuar.

15:00 Nisja rrugës për në kthim.

Kthimi do të bëhet nga ana tjetër e Përroit të Gramës nga “Shkalla Rrahmane”, duke të dhënë mundësinë e njohjes së  bukurive natyrore që ofron rruga e kthimit drejt fshatit Rrenx.Udhëtimi në zbritje, nga Grama në Rrenz, zgjat 2 orë.

17:30 Nisja për në Peshkopi ose vendet e akomodimit.

8:00 Nisja nga fshati Kastriot

Për 20 minuta ,guida i njeh grupin e viztorëve me historinë  e fshatit të Kastriot dhe lidhja e tij me familjen Kastrioti. Nga ky fshat ka dalë familja e Heroit Kombëtar Gjergj Kastrioti-Skënderbeu. Monumenti i familjes së Kastriotëve, toponimia e shumtë që lidhet me këtë familje feudale të mesjetës si gojëdhënat e legjendat e bëjnë mjaft prezente.

Pas kësaj ndalese fillon lëvizja për Gramës duke udhëtuar drejt fshatit Vrenjt. Ky variant, u ofron viztorëve  peisazh të këndshëm agrar të fshatave Limjan, Vrenjt. Nga pika të ndryshme krijohet mundësia e vrojtimit të gropës stërmadhe të Luginës së Drinit si dhe të maleve që e rrethojnë përfshi edhe  Lurën e Korabin.

Pas 4-5 orë udhëtim pasi ke kaluar nëpër Limjan, Përroi i Gramës, Vrenjt, mbërrin te bjeshka e Gramës.

13:00 Dreka në bjeshkë

Dreka tek kampingu “Korabi” ose është marrë me vete e paketuar.

5:00 Nisja rrugës për në kthim.

Kthimi do të bëhet nga ana tjetër e Përroit të Gramës nga “Shkalla Rrahmane”, duke të dhënë mundësinë e njohjes së  bukurive natyrore që ofron rruga e kthimit drejt fshatit Rrenx.Udhëtimi në zbritje, nga Grama në Rrenz, zgjat 2 orë.

17:30 Nisja për në Peshkopi ose vendet e akomodimit.

Sugjerohen:

“Dibra”Camping ne fshatin Shumbat;
Kontakt: Dritan Herra 0682351518 soniherra@gmail.com

“Korabi” mountain camping ne Grame
Kontakt: Bestar Kaloshi 0683322157 besi.kaloshi@hotmail.com

Guesthouses “Elimira Voka” ne Vakuf
Kontakt: Elmira Voka 0685396435

Guest House “Arbri” ne Arras
Kontakt: Vladimir Marku 0686506061 markuvladimir@yahoo.com

“Rest House Korabi” ne Bahute
Kontakt: Fluturim Elezi 0694535422 korabiresthouse@gmail.com

“Konaku” ne Tomin
Kontakt: Hamit Salkurti 0692053492 hsalkurti@gmail.com

Hotelet e qytetit i gjeni nën linkun Hotele

Amenities
Contact info

Lake Gramë, Albania

Social Profiles:

Register

You don't have permission to register