Contact

Turi i luginës së Shërimit

Turi i Luginës së Shërimit

Atje ku trupi shërohet nga ngrohtësia e ujërave termale, ajrit të bjeshkës, dhe ku tradita, historia e mikpritja të shërojnë shpirtin!

Shijo dhe eksploro me ecje  “LUGINËN E SHËRIMIT”

Përshkrimi i shtegut turistik të Luginës së Shërimit

Atje ku trupi shërohet nga ngrohtësia e ujërave termale, ajrit të bjeshkës dhe tradita, historia e mikpritja të shërojnë shpirtin! Lugina e ka marrë këtë emër për vlerat kurative nga shfrytëzimi i burimeve termale të Llixhave të Peshkopisë dhe pjesës malore e bjeshkës së Skërtecit, pjesë e vargmalit të Korabit. Udhëtimi në këtë tur është 3 ditor, por mund të organizohen edhe ture një ditore. Udhëtimi ëhstë shumë interesant, ku gërshetohet bukuria natyrore kuruese e ujërave të ngrohta termale, ajri i pastër i malit, gojëdhënat dhe vendbanimet historike të vjetra dhe të reja. Ky itinerar të krijon mundësinë e qëndrimit në shtëpitë pritëse të fshatit turistik Rabdisht, një nga 100 fshatrat turstikë të Shqipërisë, ku njihesh me mikpritjen dhe gatimet tradicionale dibrane.

Kohëzgjatja: 3 Ditore (Mund të jetë edhe 1 ditore)

Gjatësia e shtegut:  18 – 20 Km

Vështirësia: Niveli i lehtë ose mesatar

Aktiviteti: Banja me uje termal dhe ecje

SHIJO NATYRËN DHE USHQIMIN NË FSHATIN E GURTË TURISTIK TË RABDISHTIT

8:30 Nisja nga Peshkopia

Eksperiencë në qytetin e vjetër të Peshkopisë, ku njihesh me historinë e lashtë të qytetit, si një qendër “peshkopësh ortodoksë”.  Lagjja e vjetër e qytetit me ndërtimet e saj karakteristike, rrugicat me kalldrëme dhe “pazari” të tregojnë një qytet të stilit ballkanik otoman. Vizitorët mund të shikojnë dyqane artizanale dhe punime me dorë në pazar.

9:15 Vizitë në ujërat termale të Peshkopisë.

Ecje në kompleksin balnear të Llixhave të Peshkopisë dhe një njohje e shkurtër me shërbimet, trajtimet dhe historikun e kësaj qendre kurative balneare. Mund të vizitohet vaskat me ujërat termale dhe burimi i ujërave të termale. Nga pika informuese turistike tregohet edhe “gradishta e Begjunecit”, si një pikë me rrënoja historike si dhe pjesa e livadheve të Peshkut kanë qenë qendrat e manastireve dhe kishave, nga të cilat ka marë emrin edhe Peshkopia.

9:40 Ndalesë tek mulliri i ujit të Saraçëve.

Shikohet stili i veçantë i ndërtimit dhe puna që bëhet në mullirin e ujit. Shikohen burimet e ujit të ftohtë, që gjithashtu përdoren për arsye kuruese. 

10:25 Vrojtim i bukurive të Luginës së Shërimit nga 

“Hunda e qytetit”.

Nga pika vrojtuse tek kodra “hunda e qytetit”, mund të provohen dhe shijohen bukuritë e luginës së Shërimit, burimi e ujit të ftohtë (izvori), dhe pamja e fshatrave të Bellovës, Cerjanit dhe Rabdishtit. 

10:30 Ecje tek “Lugu Arushës”

Lugu Arushës është një nga kanionet e përroit të Rabdishtit. Pyjet e bukura të Boravikut me përbërje gipsi e shkëmbinj janë një mjedis i përshtatshëm për faunën e egër. Për shkak të burimeve ujore, legjenda tregon që arrinjtë vijnë nga mali për të pirë ujë dhe prandaj e ka marrë edhe këtë emër. 

13:00 Dreka është e paketuar dhe marrë me vete.

14:30 Ecje në plantacionet dhe agro-ferma në Rabdisht.

Vizitorët mund të shikojnë plantacione me mollë, ara të mbjella me patate, tipike të zonës. Në horizont shihet gjithë lugina e Shërimit. 

15:30 Vizitë në fshatin e gurtë të Rabdishtit.

Fshati është një nga 100 fshatrat turistikë në Shqipëri. Pozicioni malor, dhe stili i ndërtimit i gjithi me gurë si dhe rrugicat e shtruara me kalldrëm, i japin pamjen dhe emrin fshatit si “fshati i gurtë”. Vizitorët shikojnë dhe prekin me sytë dhe duart e tyre jetën tipike të fshatit.

16:30 Akomodimi te shtëpitë pritëse. Darkë tradicionale familjare.

Rekomandohen për shtëpi pritëse:

SABRI SHAHINI     0695114003/ 0683240675      guesthousesabriu@gmail.com

FITIM GOLECI        0696429888         guesthousefitimgoleci@gmail.com

NGJITJE DHE ECJE NË BJESHKËN E RABDISHTIT

8:00 Mëngjesi ke shtëpia pritëse.

9:00 Vizitë në Bjeshkën e Rabdishtit.

Ecje malore e moderuar në këmbë dhe për çantat përdoren kuaj ose mushka. Rrugës për në bjeshkë peizazhi është shumë i bukur, pjesë e parkut natyror Korab-Koritnik. Udhëtimi zgjat 3.5 orë. 

12:30 Dreka është e paketuar dhe marrë me vete.

16:30 Vizitë në fshatin Zagrad

Fshati Zagrad ka një peizazh të bukur rrëzë malit të Skërtecit, nga i cili ka marë edhe emrin si Guri i Zi. Shtëpitë janë prej guri dhe rrugët me kalldrëm. 

Shtëpitë e pakta në numër kanë bagëti të imta, bletari, dhe shquhen për pataten. 

16:30 Akomodimi tek shtëpitë pritëse:

Rekomandohen për shtëpi pritëse:

XHEVIT FETA 0682338056

Darka në shtëpinë pritëse. 

Darkë tradicionale familjare. 

TURI I QYTETIT

8:00 Mëngjesi ke shtëpia.

9:00 Ecje në monumentet e kulturës dhe natyrës së Bellovës.

Një peizazh i mrekullueshëm i grykës së malit të Skërtecit të ofron natyrë të mrekullueshme, ku legjendat dhe monumentet e natyrës ndërthuren me njëra-tjetrën. Vizitohen rrënojat parahistorike të “Kepit të Qytetit”, një vendbanim i hershëm arkeologjik, shpella e Bellovës, një monument natyre, si dhe burimet ujore të Bellovës, një hidromonument i natyrës. 

12:00 Dreka në Peshkopi.

Restorant “Natyra e qetë” në lagjen Llixha, Restorant EIBA tek lagja e vjetër ne Peshkopi, Restorant “Kica”, ose Restorant “Zerja” në kodrat e qytetit.

14:00 Turi i qytetit të Peshkopise

Fillon në lagjen e vjetër, ku vizitorët njihen më historinë e vjetër të lagjes, te godina e bashkisë Dibër, ish godinën e vjetër të bashkisë së parë të qytetit, që daton në vitin 1920. Pastaj vazhdon në bulevardin kryesor të qytetit. Ecje përgjatë bulevardit dhe vizitë te Zyra e Informacionit Turistik, ku mund të njihen me atraksionet turistike të Dibrës dhe të blejnë suvenire të ndryshme. Një qëndrim para bustit të Skëderbeut, i cili, ndryshe nga qytetet e tjera, Skënderbeu është në këmbë dhe pa përkrenare, duke qenë se ai është bir i Dibrës. Ndalesë te muzeu i qytetit të Dibrës, ku janë pavijonet e arkeologjisë, etnografisë dhe historisë.

16:00 Kafe ose birë në një nga baret e shëtitores.

16:30 Vizitë në lagjet e qytetit.

Vizitorët njihen me ndërtimet karakteristike të qyteteve në kohën e komunizmit dhe organizimin social dhe shoqëror. Vizitojnë një qendër të fortifikuar si dhe stadiumin e qytetit. 

17:00 Akomodimi në hotel

19:00 Darka 

Rekomandohen larmi darkash si ne restorane dhe darka familjare si në shtëpi të përgatitura nga shtëpitë pritëse.

Sugjerohen: 

GUEST HOUSE “KONAKU”

Mob: 0692053492,          E-mail: hsalkurti@gmail.com

AGRO-TURIZËM DASHE ZERJA

Mob: 0699377337       E-mail: fabianzerja@gmail.com

HOSTE “HYSEN UKA”

Mob: 0673625835        E-mail: udhetomegresin@gmail.com

KAMPINGU “KAPXHIU, PESHKOPI”   

Mob: 0692258182       E-mail: campingpeshkopi@gmail.com

Hotelet e qytetit i gjeni nën linkun Hotele

Amenities
Contact info
Social Profiles:

Register

You don't have permission to register