Contact

Turi i liqeneve akullnajore të Lurës dhe Kacnisë

Turi i liqeneve akullnajore 

Eksploro 17 liqenet akullanajore të Lurës dhe Kacnisë, ku do të magjepsesh me mrekullitë e natyrës, legjendat e zonjës Lurë dhe Selishtës, dhe plot aventura, ku magjikja është e vërtetë!

Përshkrimi i  turit të 17 liqeneve akullnajore të Lurës Dhe Kacnisë

Janë 17 liqene akullnajore ne parkun kombëtarë të Lurës (7 liqene) dhe në zonën e Kacnisë që është pjesë e territorit të Selishëts dhe Klosit 10 liqene. Itinerari i liqeneve akullnajorë është një mrekulli për t’u ekploruar mes pyjeve dhe maleve, me vlera studimore dhe peizazh të mrekullueshem. Gjatë këtij itinerari ke mundësi të eksplorosh fshatrat e Njësisë Administrative Lurë, Parku Kombëtar të Lurës, dhe fshatrat e Njësisë Administrative Selishtë dhe pyjet e Balgjait, Kacnisë, MbasDejës që janë vazhdim I parkut të Lurës. Përveç natyrës mahnitëse, vlerat etnografike të kësaj zone janë unikale në llojin e saj, me kullat e larta me gurë të gdhendur, oboret e rethuara me furda druri, mikpritja dhe prodhimet e veçanta të malësorëve që nga bulmeti, mjalti, gatimet tradionale, akoma të panjohura ia shtojnë bukurinë dhe interesin për eksplorimin e kësaj treve. Udhëtimi është 3 ditor, me makinë 4×4 dhe për pasionantët e ecjes në këmbë janë programuar shëtitje në pjesët më interesante dhe atraktive të 17 liqeneve.

KOHËZGJATJA: 3 DITORE

GJATËSIA E SHTEGUT:  58 KM 9

LËVIZJA: ECJE DHE ME MAKINË OFF ROAD (4X4)

VËSHTIRËSIA: NIVELI MESATAR DHE I VËSHTIRË

SHIJO ZONJEN LURE, NJË NGA MREKULLITË ALPINE TË SHQIPËRISË

10:00 Eksploro natyrën e parkut kombëtar të Lurës, në pllajat e Lanë Lurës. 

Pas dy orë udhëtimi nëpër luginën e Drinit të Zi, ku ke lënë pas kanionet e Setës, dhe bukuritë e fshatrave, arave dhe staneve të Çidhnës, të shfaqet magjishëm pllaja e Lanë Lurës, pjesë e parkut kombëtarë të Lurës. 

Lanë Lura është një nga zonat më të mbrojtura me livadhe të gjera, pyjet të gjelbëruara, stane dhe burime ujore të shumta. Këtu ke mundësi të shijosh edhe grykën e malit të Gjargjishtit dhe Gurë Lurën, stanet, bimësinë e shumëllojshme dhe mund të shikosh zogj të ndryshëm. Pas 2.5 orë explorim në Lanë Lurë, dreka tek Kroi i dhenve.

12:30 Dreka në stanet në Lanë Lurë ose me vete e paketuar.

14:00 Nisja për në fshatin Fushë Lurë.

14:20 Vizito fshatin turistik të Fushë Lurës. 

Fushë Lura ka një pamje panoramike me luginë alpine, që rrethohet nga malet me pyje të Lurës nga të gjitha anët, duke krijuar një diversitet natyror të mrekullueshëm. Ndalesa e parë te rruga në Borie Lurë. 

Ndalesë e dytë është në hyrje të fshatit për të vizituat kullat karakteristike, oboret e rethuara me furda druri dhe gjelbërimin e livadheve, duke filluar nga kullat e Gjokolajve, e Tolleve, që është monument kulture, e shumë kulla të tjera. 

Ndalesa tjetër është në qendër të fshatit, ku njihesh me vlerat historike tradicionale dhe natyrore të krahinës.

17:00 Akomodimi dhe darka tek Hotel Lura

EKSPLORO NATYRËN  E 7 LIQENEVE AKULLNAJORE  TË LURËS (ME MAKINË 4X4)

7:30 Mëngjesi i bollshëm në hotel. 

8:30 Nisja në Liqenet e Lurës me makinë.

10:00 Eksploro dhe shijo bukuritë e 7 liqeneve të Lurës.

Udhëtimi me makinë nëpër rrugë mali në gjendje të mirë përmes pyjeve të parkut të Lurës, pas 1 ose 1.5 ore të shfaqen liqenet e Lurës. Udhëtimi për të shijuar të 7 liqenet do të bëhet me shëtitje në këmbë dhe zgjat 3 ore.

Dreka pas 3 orë shëtitje do të jetë në Fushën e Pelave, që është një nga perlat alpine të kullotave dhe lëndinave.

13:00 Dreka është e paketuar dhe e marrë me vete. 

14: 00 Nisja për në Selishtë, fshati Lukan.

16:30 Mbëritja dhe akomodimi në fshatin Lukan.

Udhëtimi zgjat 2.5 orë nëpër Zhurin e Pllaut. Rruga është malore dhe kalohet vetëm me makinë 4×4. Aventura është e pranueshme për çdo natyrë vizitorësh. 

18:30 Darka në shtëpinë pritëse, kampingje ose 

në lokalin e minierave.

EKSPLORO 7 LIQENET E LURËS  ME NGJITJE DHE ECJE NË KËMBË 

7:30 Mëngjesi në hotel  me ushqime të vendit, dhe larmi produktesh.

8:30 Nisja në Liqenet e Lurës me ngjitje në këmbë (variant 2).

10:00 Eksploro dhe shijo bukuritë e 7 liqeneve të Lurës:

Udhëtim me këmbë përmes pyjeve të parkut të Lurës, ku pas 1.5 orësh të shfaqen liqenet e Lurës. Eksplorimi i 7 liqeneve zgjat 3 orë. Vizitorët njihen me karakteristikat e liqeneve, emrat, natyrën dhe legjendat. Dreka pas 3 orë shëtitje do të jetë në Fushën e Pelave që është një nga perlat alpine të kullotave dhe lëndinave.

13:00 Dreka është e paketuar dhe e marrë me vete. 

14:30 Shijo diversitetin natyrorë të parkut të Lurës.

Kthimi për në hotel në Fushë Lurë do të kryhet nga Gurë Lura. Vizitorët kanë mundësinë të shijojnë diversitetin natyror të parkut të Lurës, duke shijuar bukuritë e natyrës së malit të Runjës dhe pamjen magjepse të Gjallicave të Gurë Lurës si dhe kanionin e Setës nga pjesa e sipërme. 

Në këtë itinerar njihen me legjendat, historinë, kulturën dhe traditën e lurjanëve, si zona më e pastër ilire, nga ku kanë marrë edhe emrin, si dhe tregohet rrënojat arkeologjike te kepi qytetit. 

Udhëtimi zgjat 2 – 2.5 orë me ecje normale.

17:00 Akomodimi dhe Darka tek Hotel Lura

EKSPLORIMI I 10 LIQENEVE AKULLNAJORË TË KACNISË.

7:30 Mëngjesi me ushqime të vendit te shtëpia pritëse.

8:30 Vizitë në bjeshkën e Balgjait dhe 10 liqenet akullnajore të Kacnisë.

Nisja nga fshati Lukan për në bjeshkën e Kacnisë bëhet vetëm me makina 4×4 dhe arritja në destinacion kërkon 2-3 orë. Me ecje dhe shëtitje në këmbë për rreth 3 orë shijohen dhe eksplorohen 10 liqenet akullnajore, pejsazhi i bukur dhe pyjet përreth liqeneve dhe stanet. 

13:30 Dreka është e paketuar dhe marrë me vete, shijohet buzë uji të ftohtë burimi dhe lëndinës me lule. 

14:30 Nisja për në Peshkopi

Përgjatë rrugës malore të Qafë Murrës vizitorët kanë mundësi të shikojnë fshatrat e Selishtës dhe të shijojnë peizazhe të mrekullueshme të Katër Grykëve dhe kanionit të përroit të Murës.

17:30 Akomodimi tek shtëpitë pritëse:

Sugjerohen: 

GUEST HOUSE “KONAKU”

Mob: 0692053492,          E-mail: hsalkurti@gmail.com

AGRO-TURIZËM DASHE ZERJA

Mob: 0699377337       E-mail: fabianzerja@gmail.com

HOSTEL “HYSEN UKA”

Mob: 0673625835        E-mail: udhetomegresin@gmail.com

KAMPINGU “KAPXHIU, PESHKOPI”   

Mob: 0692258182       E-mail: campingpeshkopi@gmail.com

Hotelet e qytetit i gjeni nën linkun Hotele

17:30 Darka në shtëpinë pritëse ose restorantet e qytetit

Amenities
Contact info

Maja e Runja e Lures, Albania

Social Profiles:

Register

You don't have permission to register