Contact

Turi i kanionit të Drinit të Zi

TURI I KANIONIT TË DRINIT TË ZI

 

Përshkrimi i turit të kanionit të Drinit të Zi

Një nga destinacionet më të bukura dhe afër qytetit të Peshkopisë është Kanioni i Drinit në pjesën Gradec-Hotesh-Selane-Katund i Ri, në një gjatësi prej 6-9 km, që zgjat rreth 5-6 orë. Drini i Zi është njëra degë e lumit Drin, i cili është lumi më i gjatë në Shqipëri. Ai buron nga liqeni i Ohrit, dhe ka një gjatësi prej 149 km. Në këtë udhëtim, ju keni rastin të shikoni bukurinë natyrore të kanionit të Drinit, me një pejsazh të larmishëm,  nëpër ngushtica shkëmbore ku ne disa pjesë formohen kanione të mrekullueshëm, pyje të ulëta të gjelbëruara dhe ku uji ka ngjyrën e errët, dhe e kupton arsyen se përse Drini quhet i Zi. Gjatë këtij itinerari, do të njiheni me legjenda, histori, shpella, kulla dhe vendbanime te hershme arkeologjike.  

Itinerari turistik fillon në Peshkopi në dy mundësi lëvizje, njëra për në fshatin Pekë (20 minuta) dhe një për në fshatin Topojan (30 minuta), me makinë nëpër rrugë të asfaltuar.

Kohëzgjatja:                1 ditore

Gjatësia e shtegut:      6 km – 9 km ecje në ditë

Vështirësia:                 Niveli i lehtë ose mesatar

Itenerare:                    2

SHIJO DHE EKSPLORO ME ECJE KANIONIN E DRINIT NË HOTESH

8:30 Nisja nga Peshkopia

Itinerari 1: Shijoni bukuritë agro-turistike të fshatit Pekë, që njihet për punimet e baltës në histori dhe për plantacionet e mollëve dhe qershive. Pastaj kalon nga kodrinat e lagjes Gjure të pasura me dru frutorë autoktonë dhe pyje dushku, me faunë e egër që shfrytëzohet për amatorët e gjuetisë. Udhëtimi nga Peshkopia deri në fshat në rrugë të asfaltuar, 20 minuta. Nga rruga e asfaltuar deri te kanioni i Drinit, udhëtimi në këmbë zgjat rreth 1 orë, deri tek urra e telit me dërrase buzë lumit Drin. 

Itinerari 2: Eksploro kanionin e Drinit nga fshati Topojan, ku me makinë nga Peshkopia arrin për 30 minuta përgjatë bregut të lumit Drin, kalon në fshatin Shpukth, ku mund të shijoni një peizazh fantastik të Maqellarës, të bregut të Drinit në fshatrat e Maqellarës deri në kanionin e Gradecit, dhe një pikë vrojtimi ku ke kënaqësinë të vështrosh gjithë pjesën e sipërme të Luginës së Drinit në fushën e Gjoricës dhe Dibrës së Madhe.

10:15 Vizito kanionin e Gradecit dhe të Gurës së Mazhicës:

Udhëtimi deri te Kanioni i Gradecit zgjat rreth 1 orë ecje në këmbë, ku kënaqesh me bukurinë e tij, duke kaluar Drinin nga një urë teli me dërrasa. Për rreth 2 orë mund të kalosh buzë lumit Drin, të shijosh kanionin e grykëderdhjes së Gurës së Mazhincës, pyjet frutore natyrale të Hoteshit, pasionantët e peshkimit mund të peshkojnë dhe pastaj një drekë buzë lumit në Selane te Sed Murrja ose njësi akomoduese të tjera që janë buzë Drinit. 

12:15 Dreka.

13:15 Shijo bukurinë e kanionit të Katundit të Ri

Pas pushimit të drekës, viziton kullën e Vesel Murrës dhe Elez Murrës, shpellën e Celes dhe përgjatë kanionit për 1.5 ose 2 orë arrin te ura e Katundit të Ri, ku mund të shijosh një kafe apo lëng frutash tek restoranti i Halil Damzit, mund të bëhen foto të bukura dhe me furgon/makinë në rrugë të asfaltuar kthimi për në Peshkopi

15:00 Nisja për Peshkopi

Gjatë rrugës mund të shijohet peizazhi agro-turistik i fshatit Dohoshisht, ku mund të bëhen disa ndalesa për foto.

15:30 Akomodimi 

Sugjerohen: 

BLACK DRINI” KAMPING I LABINOT MURRES NE HOTESH,

0684229976; labinotmurrja1@gmail.com

“SELANE DRINI” BAR I SED MURRES NE SELANE,

0684231550;

GUEST HOUSE “KONAKU”

0692053492   hsalkurti@gmail.com

AGRO-TURIZËM DASHE ZERJA

0699377337     fabianzerja@gmail.com

HOSTEL “HYSEN UKA”

0673625835   udhetomegresin@gmail.com

KAMPINGU “KAPXHIU”, PESHKOPI

0692258182      campingpeshkopi@gmail.com

 

Hotelet e qytetit i gjeni nën linkun Hotele

19:00 Darka 

Rekomandohen larmi darkash si në restorante dhe darka familjare si në shtëpi të përgatitura nga shtëpitë pritëse.

Amenities
Contact info
Social Profiles:

Register

You don't have permission to register