Contact

Festa e Bjeshkes. Kjo festë zhvillohet në fund të muajit qershor apo fillim të korrikut, në bjeshkët e Korabit dhe Grames në pjesën e fshatrave te Radomires dhe Sllatines. Është pikërisht kjo periudhë ku mbizotëron gjelbërimi, freskia e klimës, bota e pasur bimore e shtazore etj., prandaj paraqet një interes të madh për vizitorët. Zakonisht ky aktivitet festiv zhvillohet në Fushën e Korabit dhe ne bjeshken e Grames. Duke qenë se terreni është i vështirë dhe ngjitja bëhet në lartësitë rreth 2000 metër, kuajt përdoren kryesisht për transport ose makinat 4×4. Kryhen aktivitete të ndryshme si: valle me culë e lodër, futboll, lojëra popullore etj. Marrin me vetë edhe gjeneratorë për vënien në punë të fonisë pasi këndojnë e dëgjojnë këngë, sidomos për Korabin, por edhe këngë patriotike të zonës së Dibrës dhe mbarë Shqipërisë.  

Meqenëse zona e Bjeshkes merret kryesisht me blegtori, e konkretisht me mbarështimin e dhenve, në këtë festë dominon mishi i qengjit në hell si dhe djathi i zonës mjaft i njohur. Pjesëmarrja është e gjerë si nga banorë të Rdomires dhe Sllatines apo që kanë migruar, nga gjithë zona e Dibrës, Tirana, si dhe personalitete të ftuar. Aktivitetet fillojnë në mëngjes dhe zgjasin gjithë ditën. Kështu udhëtarëve u duhet që të ngrihen herët në mëngjes për të arritur në kohë, por një pjesë e tyre flenë në çadra apo kampingje një natë më parë. Zbritja bëhet në drejtime të ndryshme, në varësi të preferencave të individëve, për të parë sa më shumë vende gjatë rrugës. Organizohet nga banorë vullnetarë, shoqata, njësi vendore etj. Që nga viti 2010 është një veprimtari që zhvillohet rregullisht. Kjo festë shihet edhe si promovim i potencialeve të turizmit malor që ofron zona e Korabit dhe Grames. Sigurisht që ka nevojë për aktivitete të shtuara në kuadër të kësaj feste, për ta bërë atë sa më tërheqëse për turistët e sa më atraktive, për ti mbajtur ata më gjatë në zonë. 

DATA:Fund Qershori pse fundjava e pare e Korrikut

Vendi: Mali Korab and Grama

Contact info

Peshkopi, Albania

Register

You don't have permission to register