Kalendari Eventeve

Dibra organizon disa festivale dhe aktivitete gjatë gjithë vitit. Disa nga këto mbështeten në traditën dhe fenë dhe janë pjesë e trashëgimisë kulturore të rajonit. Deri tani, pjesa më e madhe e aktiviteteve kanë përfshirë popullsinë lokale. Ekziston mundësia që të promovohen këto aktivitete për vizitorët e mundshëm dhe që të organizohen aktivitete të reja për të tërhequr vizitorët gjatë vitit. 

Festat tradicionale dëshmojnë më së miri pasurinë e gjallë kulturore të Dibrës në të gjitha aspektet. Ato shprehen në formën e festimeve apo ngjarjeve historike, ku banorët lokalë dëshirojnë që t’i ndajnë me komunitetin e zonës si dhe me vizitorët. Disa nga aktivitetet kryesore që zhvillohen çdo vit janë: Oda Dibrane, dita e Verës, dita e Nevruzit, dita e Shënkollit, festa e të Vjelave, festa e Drinit, festa e Korabit, festa e Shëngjergjit, panairi i Qershive etj. Ndër aktivitetet më të mëdha është festivali folklorik “Oda Dibrane”, prandaj do të zgjatemi më tepër tek ky festival.

#VisitDibër

Share your moments

Blvd Elez Isufi 
Peshkopi, Albania

MAIN: +355 069 704 6827
FAX: +355 069 704 6827

info@visitdiber.com
info@ticdiber

Register

You don't have permission to register